Sulm i madh në internet, bien shumë web-faqe

Teknologji

Sulm i madh në internet, bien shumë web-faqe

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një sulm kibernetik ndaj kompanisë së shërbimit DNS ‘Dyn’ ka bërë që shumë ueb-faqe nëpër internet të bien nga sistemi këtë mëngjes.

Ueb-faqet e prekura nga ky sulm ishin Twitter, Spotify, Vox Media dhe të tjera.

Në një deklaratë më herët këtë mëngjes, Dyn, që është përgjegjës për disa faqe, konfirmoi se ishte sulmuar.

Kompania shkroi: “Duke filluar në 11:10 këtë të premte, ne filluam të monitorojmë dhe të lehtësojmë një sulm DDoS kundër infrastrukturës sonë Dyn Managed DNS”.

Ueb-faqe të tjera të ndryshme u mbyllën gjithashtu si pasojë e sulmit. Në mesin e këtyre ueb-faqeve ishte edhe Reddit, Airbnb, Tumblr, Amazon dhe The New York Times.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat