Mos postoni fotografi të pushimeve në Facebook, mund t’ju ndodh kjo

Teknologji

Mos postoni fotografi të pushimeve në Facebook, mund t’ju ndodh kjo

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:42
Ilustrim

 

Nëse jeni me pushime atëherë bëni mirë të mos publikoni fotografi në “Facebook”. Kjo e bën më të lehtë për grabitësit të kuptojnë se brenda shtëpisë tuaj nuk ka njeri. Dhe për këtë ju mjafton të shikojnë “Facebook”-un.

I tillë është edhe rasti i një çifti të moshuarish në Itali, të cilët u nisën me pushime pa imagjinuar se dikush mund të futej në shtëpinë e tyre, duke u shkatërruar kështu pushimet e shumëpritura. Grabitësit pasi kishin parë fotografi të çiftit në “Facebook”, ishin bindur që në shtëpi s’kishte njeri dhe kishin vjedhur çdo gjë brenda saj.

Vjedhja siç raportohet nga Corriere Umbria, ka ndodhur në rrethinat e Perugias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat