“Shkatërrohet” interneti si pasojë e sulmit kibernetik

Teknologji

“Shkatërrohet” interneti si pasojë e sulmit kibernetik

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:58
Ilustrim

Çështja mesa duket e ka pasur burimin në lindje të SHBA dhe ka ndikuar në rrjetin online kudo në botë. Gjysma e shërbimeve të internetit mesa duket nuk janë në gjendje pune dhe e gjitha kjo për shkak të një sulmi kibernetik.

Një sulm i cili ka ndaluar aksesin në shumë faqe duke përfshirë dhe rrjete sociale ka bërë që kompania e madhe e cila siguron shërbimin e internetit kudo në botë Dyn, Inc. të ndalojë së punuari. Si rezultat kjo ka shkaktuar probleme për faqet dhe rrjetet e njohura sociale, duke përfshirë Reddit, Spotify, Twitter etj.

Dyn është ajo e cila ka në zotërim serverat e DNS. Ata funksionojnë si telefona celularë ose si harta për internetin, duke u siguruar që kur dikush të shkruajë një adresë në kompjuterin ose telefonin e tyre, mund të shkojë direkt në vendin e duhur dhe të tregojë informacionin e saktë.

Një sulm i tillë kibernetik në një qendër DNS, mund të prishë qendra të mëdha interneti, duke bërë që faqet të mos hapen e të jenë të përdorshme. Kjo ndodh gjatë nëj sulmi DDoS, ku serverët “goditen” nga aq shumë kërkesa sa ndalojnë së punuari.

Sipas Dyn,Inc. sulmi ka prekur kryesisht pjesën lindore të SHBA-së. Për shkak se ka goditur pjesët që bëjnë faqet të bëhen të përdorshme, ka shkaktuar probleme kudo në botë në faqe të ndryshme.

Ndërkohë që problemi u gjeneralizua, disa njerëz në të njëjtën dhomë zbuluan se persona tjerë në pajisje të ndryshme ishin të aftë të hynin online. Kjo për shkak se informacioni i DNS, ruhet nga disa pika ku interneti bëhet i përdorueshëm dhe kjo do të thotë se mund të futesh aty edhe nëse serverët nuk punojnë.

Një përditësim në faqen e Dyn thoshte: “Duke filluar nga ora 11:10 e 21 tetorit 2016, kemi filluar të monitorojmë një sulm DDoS, ndaj infrastrukturës sonë të DNS. Sapo informacioni të jetë i gatshëm, do postohen lajme të reja të rifreskuara”.

Thuhej se inxhinierët e kompanisë do punonin për të lehtësuar çështjen dhe do postohej më shumë informacion kur të ishte e qartë se ç’po ndodhte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat