Microsoft javën tjetër sjell një kompjuter si tablet

Teknologji

Microsoft javën tjetër sjell një kompjuter si tablet

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:37
Surface

Tableti “Surface” i Microsoft është bërë hit në botë, me përdorues të shumtë që thonë se do të dëshironin që të kishin një kompjuter të ngjashëm me tabletin.

Tani, Microsoft shpreson se teknologjinë e Surface ta sjell për kompjuterët personal ‘desktop’.

Kompania thuhet se është duke përfunduar ndërtimin e një kompjuteri të ri personal, me patentën e publikuar online që tregon se si do të duket pajisja.

Microsoft pritet që këtë kompjuter të ri ta prezantojë në Nju Jork më 26 tetor. Sipas Mary Jo Folet në ZDnet, pajisja e re është emëruar ‘Cardinal’ dhe do të vijë në tri madhësi – me një ekran 21, 24 dhe 27 inç.

Sipas Windows Central, kompjuteri do të jetë shumë modern dhe elegant.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat