Apple së shpejti hyn në botën e realitetit virtual

Teknologji

Apple së shpejti hyn në botën e realitetit virtual

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 22:01

Pasi Google, Samsungu e Sony kanë zyrtarizuar hapin e madh në kalimin te pajisjet virtuale, Apple akoma nuk ka hyrë në këtë treg.

Gjiganti amerikan deri tani nuk ka prezantuar asnjë shenjë se do të hyjë në këtë treg, por sipas KGI, Apple do të prezantojë një pajisje të realitetit virtual në dy vjetët e ardhshme.

Tani për tani nuk dihen detajet se si do të funksiononte AR, por kjo mund të jetë “goditje” shtesë për publikimin e iPhonet të ri në dhjetëvjetorin e debutimit.

Mbetet të shihet si kjo pajisje do të funksionojë me telefonin e ri të Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat