Si ndikon teknologjia në jetën e të rinjëve?

Teknologji

Si ndikon teknologjia në jetën e të rinjëve?

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Fëmijët në Britani janë të dhënë pas “smartfonëve” të tyre, tabletave dhe televizioneve duke kaluar pesë orë në ditë ose më shumë, në bazë të një hetimi të publikuar javën e kaluar nga mbikëqyrës të transmetimit “Ofcom”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një e treta e britanikëve të cilët janë nën moshën pesë vjeçare kanë një tabletë ose “smartfon”.

Ky obsesion është i trashëguar nga prindërit sipas ekspertëve.

Vetëm gjatë këtij muaji Shoqëria Amerikane e Pediatrisë ka prodhuar udhëzime të hollësishme që tregojnë se si këto ekrane po e rrezikojnë jetën e një fëmije duke i bërë me mbipeshë, duke i prishur gjumin dhe duke sjellur probleme zhvillimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat