WhatsApp me veçori të re për videot

Teknologji

WhatsApp me veçori të re për videot

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 18:17
Ilustrim

Aplikacioni i njohur për mesazhe, WhatsApp ka lëshuar një veçori të re për të përmirësuar eksperiencën lidhur me shikimin e videove

Ky aplikacion tani nuk kërkon nga përdoruesit që ta shkarkojnë tërësisht një video për të pasur mundësi që ta shikojnë më pas atë.

Në një mënyrë, WhatsApp tani do të funksionojë si YouTube apo shërbimet tjera që transmetojnë videot në të njëjtën kohë që ajo shkarkohet nga pajisja.

Superveçoria e re është në dispozicion për disa përdorues të aplikacionit në Android.

WhatsAppi së fundmi ka shtuar disa veçori për të përmirësuar shërbimet.

Së fundmi u lansua veçoria për thirrje me video.

Po ashtu është duke testuar veçorinë sikurse të storieve në Snapchat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat