Aplikacionet dhe lojërat më të mira të vitit 2016

Teknologji

Aplikacionet dhe lojërat më të mira të vitit 2016

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:35
Pokemon Go

Tashme kemi hyre ne sezonen e festave, e per kete google ka publikuar top listen e aplikacioneve dhe lojërave per vitin 2016.

Kjo liste eshte bazuar nga ato aplikacione dhe lojëra qe jane shkarkuar me se shumti nga Google Play Store.

Vitin e kaluar më shumë se 65 miliardë aplikacione janë shkarkuar në telefonët Androidë dhe tabletët nga Google Play në 190 vende të botës.

Aplikacioni më i shkarkuar ka qënë ai i vetë Google për video-telefonata, Duo, i cili të jep mundësi të bësh telefonata me video me këdo që keni në listën e kontakteve dhe që e ka këtë aplikacion, pak a shumë si Skype apo Face Time nga Apple.

Megjithatë këtë vit Google ka vendosur që ti japë çmimin “Best App 2016” aplikacionit Prisma, aplikacioni që i kthen fotot tuaja në një vizatim që duket mjaft realist duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ndërsa sa i përket lojërave, më i shkarkuar ka qënë aplikacioni Pokemon Go, loja ku mbledh karaktere të Pokemon në botën reale. Për numrin e shkarkimeve ka marrë çmimin “Best Game 2016”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat