Gigabyte prezantoi kasën Xtreme Gaming XC700W

Teknologji

Gigabyte prezantoi kasën Xtreme Gaming XC700W

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:48
Xtreme Gaming XC700W

Kjo kasë ATX kullë e plotë me përmasa 593.5 mm x 240.5 mm x 546.6mm (DxWxH), dhe është e bërë nga çelik SECC, alumin dhe xham i përforcuar. Dizajni i saj përbëhet nga një kashë çeliku që mbahet në një panel xhami në anën e majtë, dhe një panel alumini që mbulon anën e djathtë dhe pjesën ballore të kasës.

Ka si tipar ndriçim shumë-ngjyrësh LED RGB që formojnë një theksim përgjatë skajeve të panelit të aluminit, simbolin në pjesën ballore, dhe një logo “Xtreme Gaming” përgjatë panelit anash.

Brenda, kasa nuk është fragmentizuar, edhe pse kafazet e drive-rave mund të hiqen për të krijuar më shumë hapësirë. Mbajtësja e motherboard mund të mbajë motherboard ATX dhe EATX, me deri në 8 vende zgjerimi. Ju mund të merrni vend për shtim kartash deri në 430mm, dhe ftohës CPU të gjatë deri në 170mm.

Nuk ka kompartimente 5.25-inç, por mund të merrni një kafaz drive me 3 kompartimente 3.5-inç (të konvertueshëm në 2.5-inç), dhe tre montues 2.5-inç prapa mbajtëses të motherboard.

Ventilimi përfshin një nxjerrës të pasëm 140m, dhe 3x 120mm nxjerrës në pjesën lartë ( të konvertueshëm në 2x 140mm). Lidhjet e panelit ballor përfshijnë dy USB 3.0 dhe dy porta USB 2.0; dhe vende audio HDA. Kompania nuk e zbuloi çmimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat