Kërkimet më të shpeshta në Google, ironike çfarë kërkojnë shqiptarët

Teknologji

Kërkimet më të shpeshta në Google, ironike çfarë kërkojnë shqiptarët

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 15:51
Harta

Jeni duke kërkuar në internet dhe ndërkohë nuk ju shkon ndërmend se dikush po ju “përgjon” në atë moment.

Në të gjithë botën, përllogaritet kërkimet e zhvilluara në Google dhe shpesh ato lidhen me stereotipet kulturore. web-site Ficr.com ka publikuar hartat e botës dhe ajo çfarë njerëzit kërkojnë në Google.

Në Rusi për shembull, njerëzit kanë kërkuar më së shumti të dinë se sa është kostoja e një fluturimi me një avion MIG. Në Brazil, kërkimet më të shumta janë bërë për prostituta, ndërsa në Korenë e Jugut për koston e operacionit plastik të hundës.

Edhe shqiptarët kanë kërkuar në internet më së shumti për hundën, ndërsa në Zvicër për orët Rolexs, teksa në Monako për jahtet.

Ushqimi mbetet kryesori në shumë vende, e në të tjera mbeten kryesore sendet e luksit. Rezultatet vijnë duke reflektuar diversitetin e kulturave brenda kontinentit përkatës. Kështu për shembull në Liban, njerëz janë të shqetësuar për koston e një Play Station (PS3). Në Kuvajt, shqetësimi është Lamborghini, ndërsa në Armeni qilimat e shalqinjtë në Japoni, përveç sendeve elektronike.

Në Afrikë, përdoruesit e Google janë të shqetësues në lidhje me nevojat jetësore. Në Mauritani janë të shqetësuar për blerjen e skllevërve, ndërsa në Sierra Leone janë më të shqetësuar për blerjen e diamanteve. Kujtojmë se diamantet nxirren kryesisht në vendet afrikane.

Pyetjet më të shpeshta për Antarktidën kanë të bëjnë me koston e tokës, megjithëse toka nuk shitet atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat