Google blen Chronologics, për avancimin e Android Wear

Teknologji

Google blen Chronologics, për avancimin e Android Wear

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 00:50
Android Wear, orët e mençura që punojnë në Android.

Google ka bërë një blerje të re, duke pronësuar kompaninë Chronologics e cila do të mbështes gjigantin teknologjik në zhvillimin e pajisjeve të reja.

Posaçërisht, Chronologics do t’i ndihmojë Google të krijojë platformën e re për Android Wear, orët e mençura që punojnë në Android.

“Ne kemi themeluar Chronologics në 2014 si platformë për ora të ndryshme që janë ‘smart’. Sot, jemi të ngazëllyer të ju njoftojmë se ne do të bashkohemi me Google për të rritur portfolion e orëve që punojnë me Android Wear.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Chronologics.

Kjo blerje pritet të sjell risi të shumëllojshme në sistemin operativ të Google për orët ‘smart’, Android Wear OS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat