Google përmbledh ngjarjet më të nxehta të 2016-ës

Teknologji

Google përmbledh ngjarjet më të nxehta të 2016-ës

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:22
Ilustrim

Viti 2016 ishte një nga ato vite të mbushura me një numër të pafundmë ngjarjesh. Viti 2016 nuk ishte i pastër për politikën ndërkombëtare, pasi Siria sërish ishte në qendër të vëmendjes për masakrat që po kryhen atje, Britania e Madhe doli nga Eurozona, Rusia aneksoi Krimenë, Turqia është një hap larg shtetit diktatorial, Koreja e Veriut mbeti sërish një kërcënim për rajonin, Kina dhe fqinjët janë në tension të vazhdueshëm, sulmet terroriste tronditën Europën dhe Donald Trump u zgjodh president i SHBA-ve.

Ashtu si politika, edhe fusha e artit nuk ishte në ditët e saj më të mira pasi David Bowie dhe Prince, dy legjendat e muzikës botërore, ndërruan jetë në 2016-n. Por rikthimet e disa yjeve të mëdhenj, si Beyonce, Lady Gaga  etj.,bënë që ky vit të ishte i kënaqshëm për muzikëdashësit. Edhe kinemaja e sporti patën disa ditë të bukura këta 12 muaj, ku përmendim “50 Shades of Grey”, Euro 2016 dhe Lojërat Olimpike Rio 2016.

Të gjitha këto na janë sjellë në një video kolazh nga Google, të quajtur “Year In Search” dhe në të përfshihen të gjitha momentet më kulminante e më të “nxehta” të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat