Google flet për kritikat në lidhje me kërkimin në këtë ueb

Teknologji

Google flet për kritikat në lidhje me kërkimin në këtë ueb

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 22:24
Google

Google ka deklaruar që është duke menduar me seriozitet se si të përmirësoj mënyrën e kërkimit, kjo pas kritikave në lidhje me vlerësimin e disa rezultateve të kërkimit.

Ndër më të përfolurat ishte kërkimi për Holokaustin, ku në qoftë se kërkoni në Google “A ka ndodhur Holokausti?” përgjigjet e para që do ti merrni janë që nuk ka ndodhur.

Për këtë ka raportuar gazetari nga gjiganti The Guardian, Carole Cadwalladr.

“Ky është një problem mjaft sfidues, dhe është diçka që jemi duke u munduar shumë që të përmirësojmë. Kërkimi reflekton përmbajtjen që është në ueb. Fakti që këto janë paraqitur nuk do të thotë që Google mbështet përmbajtjet e tilla” ka deklaruar një zëdhënës nga Google.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat