Përdoruesit e MacBook Pro mjaft të irrituar me Apple

Teknologji

Përdoruesit e MacBook Pro mjaft të irrituar me Apple

Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:51
MacBook Pro

Ju mund ta keni patur një laptop për vite të tëra dhe kurrë nuk mund t’ju ketë shkuar në mendje të kontrolloni ç’ka brenda.

Përdoruesit e Apple kudo në botë kanë raportuar incidente të ngjashme si gjetja e monedhave brenda MacBook që ata zotërojnë dhe askush nuk e ka kuptuar ende arsyen.

Hamendësime nga më të ndryshmet janë rrëfyer në portalet e Apple por një gjë është e sigurt: përdoruesit e Apple nuk janë të kënaqur nga kjo gjë.

Sipas raportimeve kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla.

Shumë komentues të prekur nga ky incident mendojnë se ky është një rreng për të ulur reputacionin e kompanisë prestigjioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat