Bllokohet për disa minuta rrjeti social “Facebook”

Teknologji

Bllokohet për disa minuta rrjeti social “Facebook”

Më: 13 janar 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim

Rrjeti i famshëm social “Facebook” është bllokuar për disa minuta, në të gjithë Evropë madje edhe në Shqipëri. Mijëra përdorues nuk kanë mundur të aksesohen në “Facebook” para disa minutash.

Kjo për kompaninë e Mark Zuckenberg nuk është një lajm i mirë pasi vjen direkt pas një lajmi të publikuar nga disa kërkues në Universitetin e Kalifornisë sipas së cilëve, një nga kompanitë e pronarit të Facebook, “WhatsApp” është përgjuar kohët e fundit.

Shumë prej përdoruesve përgjatë disa minutave nuk kanë mundur të hyjnë në profilin e tyre, disa nuk u hapej faqja, e disa te tjerëve të cilët kishin mundur të hynin, u shfaqeshin probleme me pëlqimet apo vështirësi të tjera. ”Facebook” ende nuk ka bërë një njoftim lidhur me këtë bllokim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat