Si të kuptoni nëse Snapchat-i juaj është hakuar, dhe si ta ktheni sërish atë!

Teknologji

Si të kuptoni nëse Snapchat-i juaj është hakuar, dhe si ta ktheni sërish atë!

Më: 16 janar 2017 Në ora: 11:22
Snapchat

Për çfarë duhet të shikoni, dhe çfarë të bëni në lidhje me të!

Snapchat është një nga shërbimet më të popullarizuar të mesazheve në dispozicion sot. Që nga Qershori 2016, më shumë se 150 milionë përdorues aktivë ndërveprojnë me njëri-tjetrin çdo ditë nëpërmjet Snapchat-it. Duke pasur parasysh popullaritetin e këtij aplikacioni, nuk është çudi që "kriminelët online - hakerët" kanë vendosur në shënjestër për të hakuar llogaritë e përdoruesve të Snapchat. Disa prej tyre tashmë kanë arritur sukses të kufizuar. Prandaj, kjo është arsyeja pse përdoruesit duhet të mësojnë se si të vërejnë shenjat paralajmëruese të një hakimi dhe se si ata mund të rikthejnë llogaritë e tyre, nëse dikush i kompromenton ato.

Kërkoni për ndonjë shenjë paralajmëruese!

Kur është fjala për dallimin e kompromentmit apo hakimit të llogarive të tyre, përdoruesit e Snapchat duhet të shikojnë për tri shenja paralajmëruese:

1. Aktiviteti i pazakontë. Përdoruesi konstaton se llogaria e tij nuk duket e njëjtë siq ka qenë. Konfigurimet e tyre ose emri i paraqitur në ekran mund të jenë të ndryshme.

2. Shkalla e lartë e ri-autentifikimin. Përdoruesi nuk duhet të identifikohet në llogarinë e tij çdo herë që përpiqen të hyjë në aplikacionin Snapchat. Por përdoruesi mund të kenë nevojë për të bërë këtë në qoftë se dikush është kyçur në emër të tij nga një tjetër pajisje, duke çkyçur atë.

3. Zbulimi i korrespodencës nga Snapchat: Ashtu si shumica e shërbimeve të internetit, Snapchat ka zbatuar masa të krijuara për të mbrojtur sigurinë e llogarisë së përdoruesve të saj. Kjo është arsyeja pse kompania dërgon email ose tekst tek një përdorues sa herë që bëhet ndonjë ndryshim në llogari të tyre, të tilla si një përditësim i fjalëkalimit ose email adresës, ose kur Snapchat zbulon një seancë të çasjes (login) nga një vend të pazakontë. Nëse një përdorues fillon të marrë këto lloje të mesazheve nga Snapchat, logaritë e tyre mund të jenë hakuar nga dikush.

Rikthimi i llogarisë suaj !

Lehtësia me të cilën përdoruesit mund të rikthejnë llogaritë e tyre në Snapchat varet se në çfarë mase hakerat kanë marrë kontrollin e këtyre llogarive. Sa më e madhe sasia e kontrollit të llogarisë nga hakerët, aq më e vështirë është rikthimi i këtyre llogarice. Nga më e lehta deri tek më e vështira, këtu janë paraqitur 3 mundësi se si përdoruesit mund të rikthejnë në kontroll llogaritë e tyre:

1. Ndryshoni fjalëkalimet tuaja. Në disa situata, hakerët marrin kredencialet e përdoruesit për tu kyçur (login), të kenë akses në profilin e viktimës, dhe të mos bëj asgjë me parametrat e llogarisë pasi janë kyçur në llogari. Në qoftë se është ky rast, përdoruesit mund të rikthejnë kontrollin e llogarisë së tyre duke u kyçur në llogarinë e tyre dhe duke ndryshuar fjalëkalimin.

2. Përdorni "Forgot your Password". Sulmuesit nuk janë gjithmonë parazit. Shpesh ata bllokojnë llogaritë e përdoruesve të Snapchat pasi ti hakojnë duke ndryshuar fjalëkalimin e tyre. Në këto raste, për fat të mirë, përdoruesit mund të rikthejnë llogaritë e tyre duke përdorur metodën "Forgot your Password" një mundësi e dhënë nga Snapchat që kalon një fjalëkalim të përkohshëm tek përdoruesi nëpërmjet adresës së tyre elektronike ose numrin e telefonit celular.

3. Kontaktoni kompaninë Snapchat. Skenari më i keq është kur hakerët kërkojnë llogarinë e përdoruesit dhe e ndryshojnë jo vetëm fjalëkalimin e tyre, por edhe email adresën e tyre, numrin e telefonit, dhe informacione të tjera të kontaktit. Kur ndodh kjo, përdoruesit duhet të vizitojnë faqen e ndihmës së Snapchat-it, plotësojnë një kërkesë për rikthimin e llogarisë, dhe të specifikojnë se llogaria e tyre është hakuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat