Punonjësit e “Google” rrëfehen: Ja çfarë urrejmë më shumë këtu

Teknologji

Punonjësit e “Google” rrëfehen: Ja çfarë urrejmë më shumë këtu

Më: 16 janar 2017 Në ora: 12:47
Selia e Google

Për shumë njerëz të fushës së teknologjisë “Google” mund të ishte ëndrra më e madhe ku mund të punonin, por mesa duket nuk është edhe aq “ëndërr” të punosh për motorin më të madh të kërkimit në internet.

Për portalin “Quora” kanë folur disa punonjës aktualë dhe të kaluar të “Google”, ku njëri prej tyre ka thënë: “Aty të jepet gjithçka ke nevojë, falas, por ajo që të dëshiron, të kushton sa ‘qimet e kokës’”.

Ndërsa një punonjëse tjetër, u shpreh: “Gjithë ditën aty e kalon me produktet “Google”. Ha ushqimet e “Google”, nget biçikleta “Google”, përdor “Gmail”-in e “Google”, përdor telefona “Google”, bëhesh i varur me çdo produkt të tyren, nuk ke më pavarësi të zgjedhësh produkte të tjera”.

Një ish-punonjës për inxhinierinë softuerike, tha: “Aty nuk të jepet mundësia të flasësh për një problem. Duhet që aty të jesh “Zot” të të merret në konsideratë opinioni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat