“Microsoft” i shton shpejtësinë platformës “Xbox One”

Teknologji

“Microsoft” i shton shpejtësinë platformës “Xbox One”

Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:16
Xbox One

Nuk është vetëm sistemi i operimit “Windows 10” ai i cili do të marrë përditësime në versionin e saj të ri në shumë element të rëndësishëm për të shtuar performancën dhe shpejtësinë e sistemit të operimit më popullor sot në botë, por edhe platforma e lojës, “Xbox One” do të marrë përditësime në versionin e saj të ri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kompania “Microsoft” e cila përmes blogut të saj “Game Mode for Windows 10”, ka zbuluar se platforma “Xbox One” do të ketë përditësime në njësinë e saj kryesore, duke i rritur kështu grafikën dhe performancën gjatë lojërave.

Përditësime do të ketë edhe dizajni i përdoruesve, të cilët tashmë do e kenë më të thjeshtë me versionin e ri të “Xbox One”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat