Shkarkimet e aplikacioneve në 2016 u rritën me 15% dhe të ardhurat me 40%

Teknologji

Shkarkimet e aplikacioneve në 2016 u rritën me 15% dhe të ardhurat me 40%

Më: 17 janar 2017 Në ora: 20:18
ilustrim

Industria e aplikacioneve vijon të rritet citon raporti më i fundit nga firma e inteligjencës App Annie. Shkarkimet e aplikacioneve u rritën më 15% nga viti në vit, koha e shpenzuar në to me 25% dhe shpenzimet me 40%.
 

Në App Store pati mëse 13 miliard shkarkime aplikacionesh ndërsa në Google Play mbi 90 miliard. Një prej kontribuesve më të mëdhenj në rritjen e aplikacioneve të shkarkuar është Kina.

Megjithatë shkarkimi është vetëm një pjesë e historisë. App Annie ekzaminoi kohën e shpenzuar dhe mësoi se përdoruesit kanë përdorur këto aplikacione për 900 miliard orë një rritje me 150 miliard krahasuar me 2015.

Së fundi të ardhurat. 2016 ishte një vit i mrekullueshëm për App Store thotë App Annie. Publikuesit fituan 35 miliard dollar në iOS dhe Android, një rritje me 40% krahasuar me 2015.

Nëse përfshihen edhe dyqanet e aplikacioneve nga palët e treta, kjo shifër shkon në 89 miliard dollar.

Sigurisht edhe në këtë drejtim Kina ka rolin e vet për të luajtur. Të ardhurat e App Store nga Kina vinë kryesisht prej lojërave mobile.

Konkretisht loja Fantasy Wesward Journey gjeneroi 800 milion dollar të ardhura.

Në terësi kategoria e lojërave gjeneroi 75 deri në 90% të të ardhurave nga App Store dhe Play Store. Gjithashtu nuk mund të mohet kontributi i Pokemon Go, ku përdoruesit shpenzuan 500 milion dollar për dy muaj.

App Annie vuri theksin tek aplikacionet e Facebook të cilët zinin katër pozicione në listën e 5 aplikacioneve më popullor në botë. Për nga të ardhura Spotify qëndron në krye ndjekur nga Line, Netflix, Tinder dhe HBO Now. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat