Një programues nga Hollanda ndërton mijëra uebsajte me skripte përgjuese

Teknologji

Një programues nga Hollanda ndërton mijëra uebsajte me skripte përgjuese

Më: 17 janar 2017 Në ora: 20:25
ilustrim

Të punësosh një programues për të ndërtuar uebsajtin tuaj është gjithmonë një vendim i rrezikshëm. Ka kaq shumë gjëra të këqija që mund të ndodhin, veçanërisht nëse programuesi nuk është i kualifikuar ose nuk mund ti besohet.

Një shembull vjen nga Holanda, ku institucionet ligjore po paralajmërojnë 20,000 njerëz se llogaritë e tyre të e-mail-it mund të jenë hakuar, pasi një programues rrjeti i paemëruar kishte lënë dyer të pasme në sajtet që ka ndërtuar.

Sipas The Register, një 35-vjeçar nga Leeuwarden përdori informacionin personal që vodhi nga klientët e tij për të hapur llogari bixhozi, gjithashtu bindi shokë dhe të afërm të viktimave për të transferuar para dhe të bënin blerje online në interes të tij.

Një lajmërim i publikuar nga policia holandeze thotë se “Kompani të ndryshme e punësuan atë për të ndërtuar faqet e tyre ueb me funksionalitete shit-blerjeje.”

Krimineli pastaj instaloi një skript të ndërtuar vetë që lejonte atë të mblidhte emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet. Ai pastaj i përdori ato për të hyrë në e-mail-et e tyre dhe llogaritë e rrjeteve sociale të viktimave të tij.

Personi u arrestua vitin që kaloi, pasi një hetim në lidhje me këtë çështje nga 2014 ekspozoi krimet e tij.

Policia holandeze ka lajmëruar administratorët e uebsajteve për të kërkuar për skriptin përgjues dhe i ka këshilluar që të punësojnë vetëm programues të besueshëm. Gjithashtu ato po i këshillojnë viktimat që të kontrollojnë llogaritë e tyre dhe të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat