Linkedin sjell ridizenjimin e parë madhor pas 14 vitesh

Teknologji

Linkedin sjell ridizenjimin e parë madhor pas 14 vitesh

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:39
ilustrim

Ditën e Enjte Linkedin, tashmë në pronësi të Microsoft, lançoi një dizajn të ri të shumëpritur në sajtit desktop duke na dhënë ndjesinë e aplikacionit mobil.

Është interesante të mësojmë se ky është ridizenjimi i parë masiv i sajtit që nga fillesat e tij në 2003. Shumica e njerëzve do të shohin dizajnin e ri menjëherë ndërsa të tjerë mund të presin me javë që të mbërrijë.

Me një pamje prej aplikacioni, një eksperiencë e re komunikimi dhe funksionalitete të avancuara kërkimi, dizajni i ri vjen 1 vit pas ridizenjimit të aplikacioneve mobile.

Elementët e ndërfaqet janë reduktuar ndjeshëm në vetëm shtatë zona navigimi: Home, Messaging, Jobs, Notifications, Me, My Network dhe Search. Dy prej ndryshime më të rëndësishme të dizajnit të ri janë mesazhet private dhe publike.

Komunikimi privat është një pjesë shumë e rëndësishme e Linkedin. Tashmë mund të komunikoni drejtpërsëdrejti nga faqja kryesore përmes një dritare të përkohshme pa qenë nevoja të drejtoheni në një faqe tjetër.

Së bashku me këtë veçori po vinë edhe robotët e komunikimit të cilët do të asistojnë përdoruesit gjatë një bisede. Furnizuesi i lajmeve do të mbushet me algoritma të cilët sugjerojnë përmbajtje organike por edhe të sponsorizuar.

Përmbajtjet organike konsistojnë kryesisht në sugjerime për të ndjekur më shumë njerëz si dhe përmbajtje të përzgjedhura nga Linkedin. Në thelb të dizajnit të ri qëndron angazhimi i përdoruesve dhe mbajtja e tyre në sajt për një kohë sa më të gjatë.

Mbi të gjitha do të gjeni një kuti universale kërkimi për njerëzit, punët, kompanitë, grupet dhe shkollat. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat