Google implementon kërkimin “offline” në aplikacionin Google për Android

Teknologji

Google implementon kërkimin “offline” në aplikacionin Google për Android

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:43
ilustrim

Përditësimi i ri i aplikacionit Google mban mend çdo kërkim që bëni kur jeni offline dhe dërgon rezultatet e kërkimit sapo telefoni juaj të lidhet përsëri me Internetin.
 

Me një përditësim të ri të Google që po vjen  në Android, kërkimet tuaja do të ruhen dhe do të dërgohen tek ju sapo të rikthehet lidhja.

“Aplikacioni Google do të punojë në prapaskenë duke analizuar kur një lidhje është e gatshme përsëri dhe do ju dërgojë juve rezultatet e kërkimit sapo të kryhen,” tha menaxheri i projektit të kërkimit, Shekhar Sharad, në një postim blog.

Kjo funksionon vetëm me aplikacionin e Google dhe jo Chrome. Edhe pse Google premton se funksionaliteti i ri do të ketë ndikim minimal tek jetëgjatësia e baterisë, ju mund ta ç’aktivizoni këtë funksionalitet.

Këtë mund ta bëni duke naviguar tek Settings > Offline, dhe aty do të gjeni opsionin Always Retry. Ju gjithashtu mund të shikoni çdo kërkim që është në pritje dhe të fshini ndonjë prej tyre, me opsionin Manage searches. Dhe si përfundim ju mund të zgjidhni që të lajmëroheni kur një kërkim është kryer.

Përditësimi ka filluar që të dërgohet tek përdoruesit, por nëse nuk po e shikoni, ju mund ta shkarkoni APK-në e tij nga APK Mirror.

Ndikimi më i madh që do të ketë ky funksionaliteti është në rastet kur nuk jeni në shtëpi. Lidhjet LTE kanë tendencën që të shkëputen ndonjëherë. Kështu aplikacioni pret deri sa të rikthehet lidhja dhe ju dërgon rezultatet. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat