Studimi: Ja nga kush duhet të keni kujdes për Facebook-un tuaj

Teknologji

Studimi: Ja nga kush duhet të keni kujdes për Facebook-un tuaj

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:48
Ilustrim

Ndërsa shumë shqetësohen nga hakerat për profilin e tyre në Facebook, një studim i ri sugjeron se përdoruesit duhet të jenë më të shqetësuar në këtë drejtim për njerëzit më të afërt.

Një në pesë të rritur, ose 24 për qind kanë pranuar se janë futur të paktën njëherë të vetme në llogarinë e Facebook-ut të partnerit të tyre, mikut, apo një njeriu të afërt.

Arsyet janë për kuriozitet apo argëtim, e të tjerë e kanë bërë për shkak të xhelozisë apo armiqësi.

Sigurisht llogaria e Facebook është hapur nga vetë kompjuteri apo telefoni i “viktimës” .

Studimi është bërë nga Universiteti i “British Columbia” dhe në analizë janë marrë 1,308 amerikanë të rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat