@Potus kaloi nga Obama te Trump

Teknologji

@Potus kaloi nga Obama te Trump

Më: 21 janar 2017 Në ora: 15:22
@Potus

Krahas kalimit të pushtetit Barack Obama i dorëzoi dhe llogarinë e presidentit në Twitter pasardhësit të tij, Donald Trump.

Obama i premtoi liderëve të tij se postimet e tetë viteve në zyrë do të arkivohen. Kjo do të thotë se ata që ndjekin faqen zyrtare të tij do të ndjekin edhe një tjetër, pasi të dhënat do të transforohen në llogarinë @Potus44, pra presidenti i 44-t i SHBA-ve.

“Potus” do të thotë Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Madje edhe ndryshimi i llogarisë u bë në kohë reale me betimin e Trump si president. “Presidentin dhe Zonjën e Parë mund ti ndiqni në llogaritë e tyre @BarackObama dhe @MichelleObama”, thuhet në një njoftim. 

Një zëdhënës i Twitter tha për Newsbeat se janë në kontakt me skuadrën e rrjeteve sociale dhe ishin këta të fundit që u dhanë idenë se si do të vijonin. “Më 20 janar e gjithë përmbajtja e llogarisë @Potus do të kalojë në @Potus44, edhe përshkrimi do të ndryshojë, fotoja do të ndrysghojë dhe do të thuhet:Kjo është llogaria e administratës së Oabamës.  Kur kalohet kjo për @Potus44 do të ruajë automatilkisht dhe të gjitha të dhënat e @Potus. Ato ruhen dhe kështu më pas ia japim skuadrës së Trump. Ajo do të lidhet me një email që do të na japin dhe më pas do të bëhet e tyre. Të gjithë ndjekësit do të kthehen në llogari”, ka thënë ai.

Zëdhënësi tha se është hera e parë që lindi nevoja për diçka të tillë, pasi kur Obama mori zyrën në 2008, nuk kishte një llogari zyrtare në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat