Tani në “Google” mund të kërkoni edhe “offline”

Teknologji

Tani në “Google” mund të kërkoni edhe “offline”

Më: 22 janar 2017 Në ora: 13:16
“Google”

Kompania gjigande e motorit të kërkimit, “Google” së fundmi ka implementuar një përditësim i cili u lejon përdoruesve të kërkojnë edhe “offline”.

Ky përditësim i ri do të vijë si fillim në telefonat me sistem operimi, “Andorid”, dhe kështu kur ku të jeni duke kërkuar diçka në motorin më të madh të kërkimit në internet, dhe nuk do të keni lidhje me internetin, “Google” do të ruajë të dhënat tuaja për t’i kërkuar në momentin që rilidheni sërish me internet.

Ky shërbim ofrohet aktualisht vetëm përmes aplikacionit të “Google”, dhe jo në “Chrome”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat