Minecraft origjina sulmit më të madh DDoS në histori dhe e botnetit Mirai

Teknologji

Minecraft origjina sulmit më të madh DDoS në histori dhe e botnetit Mirai

Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:36
Ilustrim

Malueri i cili lançoi një sulm masiv kibernetik vitin e kaluar mendohet të ketë buruar nga serverat e Minecraft tha eksperti i sigurisë Brian Krebs.

Ai pretendon se origjina e botnetit Mirai vjen nga rivalitetet në komunitetin e Minecraft. Pretendimet e tij mbështeten nga një tjetër ekspert siguris, Robert Coelho, zëvendës president i ProxyPipe.

Botneti Mirai, i përbërë nga mëse 500,000 mijë pajisje si kamera dhe routera, lançoi një sulm DDoS ndaj ofruesit të DNS-ve Dyn duke rrëzuar qindra faqe e në mesin e tyre Twitter, Spotify dhe Reddit.

Një formë e modifikuar e maluerit u përdorur gjithashtu në sulme ndaj TalkTalk dhe Postës Britanike. Që nga sulmi në Shtator të 2016-ës, Krebs i është dedikuar zbardhjes së çështjes.

Ekipi i tij gjeti prova që të çonin drejt komunitetit të Minecraft, një lojë kompjuterike e famshme në pronësi të Microsoft. Mëse 1 milion njerëz luajnë këtë lojë.

Sipas Krebs, një server i sukesshëm Minecraft mund të gjenerojë deri në 50,000 dollar të ardhura çdo muaj kryesisht nga lojtarë që kërkojnë hapësira për të ndërtuar botët e tyre të Minecraft.

Menjëherë pas sulmit, një individ mori përgjegjësinë duke përdorur pseudonimin Anna Senpai dhe publikoi kodin bazë të maluerit. “Detajet e para të identitetit të Anna Senpai u bënë të qarta kur mësuam se Mirai ishte një familje botnei në zhvillim prej tre vitesh,” tha Krebs.

Në fillesat e tij kodi përdorej për të rrëzuar serverat që hostonin Minecraft. Coelho thotë thotë se ProxyPipe kishte dhjetëra servera Minecraft si klientë të cilët u sulmuan në 2015. Ai beson se pas sulmit fshihet një firmë sigurie rivale e cila ofronte mbrojtjes DDoS për klientët Minecraft.

Ai thotë se personi i cili drejtonte botnetin Mirai kishte patur një server Minecraft dhe kishte qenë një prej klientëve të ProxyPipe.

Sipas Coelho, Anna Senpai i ka kontaktuar në Skype duke i thënë se sulmi ndaj firmës së tij nuk ishte personale por një kërkesë e pronarëve të një serveri madhor të Minecraft që kanë kërkuar rrëzimin e serverave rivalë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat