Teknologjia nuk rresht, krijohen dritaret smart

Teknologji

Teknologjia nuk rresht, krijohen dritaret smart

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:50
Ilustrim

Teknologjia nuk rresht së u zhvilluari ditë pas dite. Sëfundmi vijnë dritaret teknologjike, për të cilat nuk ka nevojë për të blerë perde apo për të pasur grila.

Vetë dritaret janë programuar për të parë në mjedisin e jashtëm ose jo në varësi të ciklit ditor të kohës.

Këto dritare të zgjuara kanë aftësi të kontrollojnë futjen e sasisë së dritës dhe nxehtësisë në shtëpi.

Në muajt e ngrohtë, dritaret do të fusin më pak dritë duke e mbajtur të balancuar temperaturën e shtëpisë ose anasjelltas gjatë muajve të ftohtë.

Dritaret mund të lejojnë më shumë ose më pak dritë gjatë pjesëve të ndryshme të ditës për të rregulluar temperaturat e dhomës dhe ndriçimin sipas nevojave të banorëve të shtëpisë.

Teknologjia për prodhimin e tyre është shumë moderne, ekologjike dhe jo e dëmshme për shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat