Google Maps tani do tju ndihmoje dhe të parkoni

Teknologji

Google Maps tani do tju ndihmoje dhe të parkoni

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:35
Google Maps

Asgjë nuk mund tua prish ditën më shumë sesa të udhëtosh në një pjesë të panjohur të qytetit dhe të sorollatesh për të gjetur një vend parkingu të lirë.

TechSot ju njofton për updatimin më të ri të Google Maps, versionin Beta të fundit më saktë. Tani do te mundësohet që të jepen drejtime mbi vendet më të mira për të parkuar.

Kjo karakteristikë e re e kapur së pari nga Android Police , u përfshi në versionin beta të Maps v9.44.0, e cila është e disponueshme ndërmjet shkarkimit APK Mirror për pajisjet që kanë Android 4.3 dhe sipër.

Kur ju kërkoni udhëzime drejtimi , do të përfshihet edhe disponueshmëria e parkingut sëbashku me kohën standarte dhe distancën e matur. Ikona e vogël “P”, se ju paraqet mundësitë që keni për të gjetur një vend të lirë në atë moment.

Probabiliteti vlerësohet në shkalle: E lehtë, Mesatare dhe e limituar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat