Samsung ka porositur kaq shumë Snapdragon 835 sa nuk ka ngelur gjë për rivalët

Teknologji

Samsung ka porositur kaq shumë Snapdragon 835 sa nuk ka ngelur gjë për rivalët

Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:44
ilustrim

Të gjithë u çuditën kur HTC prezantoi një telefon të rangut të lartë si U Ultra me procesor Snapdragon 821. Dhe e dini çfarë?
 

Disa insajdera të industrisë thanë Snapdragon 835 nuk do të ishte i disponueshëm të paktën gjer në muajin Prill.

Në të vërtetë kjo vlen për të gjithë telefonët pëfshirë edhe LG G6. Sipas Forbes, edhe ky telefon ashtu si HTC U Ultra do të ketë procesor Snapdragon 821 në vend të 835.

Arsyeja? Kërkesa e lartë e Samsung. Sipas disa burimeve të Forbes, procesori i rangut të lartë Snapdragon 835 nuk do të jetë i disponueshëm për asnjë nga prodhuesi deri të kemi një debutim të Galaxy S8-ës.

Dhe kjo nuk është surprizë sepse Samsung ka qenë një prej kontributorëve në ndërtimin e këtij procesori. Ky informacion qëndron në një linjë me fjalët e presidentit të divizionit mobil pranë Samsung i cili tha se Galaxy S8-ta nuk do të debutojë në Shkurt.

Po i njëjti burim kishte thënë për Forbes se telefoni i ardhshëm i Samsung do të debutojë në Korenë e Jugut më 14 Prill. Zhvillimi i ngjarjeve ka qenë me të vërtetë i pazakontë sepse ndryshe nga herët e kaluara kur prodhuesit kishin frikë nga teknologjitë e reja, sot ata nuk e kanë në disponim. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat