Anonymous hakojnë “DarkWeb”-in

Teknologji

Anonymous hakojnë “DarkWeb”-in

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 08:12
Anonymous hakojnë “DarkWeb”-in

Rrjeti i hakerave, “Anonymous” pretendojnë se kanë marrë nën kontroll serverat e njërës prej shërbimeve më të mëdha që funksionon në atë që njihet si “Ana e errët e internetit”.

Grupi publikoi në faqen e vet një komunikatë, ku thotë se ka marrë nën kontroll “Freedom Hosting”, në serverat e së cilës 50 përqind e materialeve që ka gjetur, siç thonë hakerat, janë materiale pornografike me fëmijë.

Materialet janë të shumta, të paktën nga ajo që pretendojnë “Anonymous”. Bëhet fjalë për 74 GB të dhëna dhe 2.3 GB bazë të dhënash.

Një ekspert sigurie i grupit të hakerave, i njohur me emrin Troy Hunt, thotë mes materialeve ka shumë adresa e-mail me “.gov”, por nuk flet dot me siguri për qëllimin e përdorimit të këtyre adresave në pjesën e errët të internetit.

Pjesa e “errët e internetit”, ose “Darkweb” në anglisht, është ai sektor i botës së internetit që funksionon me aplikacione të posaçme që u mundëson përdoruesve ruajtjen e anonimatit. Njëri prej këtyre aplikacioneve është edhe shfletuesi (browser) TOR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat