Redmi Note 4X vjen më 14 shkurt?

Teknologji

Redmi Note 4X vjen më 14 shkurt?

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 19:09
Redmi Note 4X

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, rregullatori i telekomit kinez, TENAA, kishte çertifikuar pajisjen Redmi Note 4X, duke sugjeruar lansimin e afërt.

Tani, Xiaomi ka zbuluar se pajisja do të lansohet më 14 shkurt. Note 4X pritet të ketë një përmirësim në procesor, duke e zëvendësuar kështu Snapdragon 625 me Snapdragon 653.

Snapdragon 653 do të bëj që 4X të tejkaloj Redmi Note 3 për nga performanca. Një variant i kësaj pajisje me procesorin Helio X20 pritet që të debutojë poashtu.

Specifikat tjera të 4X pritet të përfshijnë ekranin 5.5 inç Full HD, RAM memorien me 4GB, kamerën e pasme me 13MP, kamerën frontale me 5MP, baterinë e kapacitetit 4,100 mAh dhe hapësirën ruajtëse në variante prej 32GB ose 64GB.

Pajisja do të funksionoj me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow që do të ketë pamjen e MIUI 8. Note 4X pritet të shfaqet fillimisht në tregun kinez dhe atë indian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat