Roboti në Kinë ndaj njerëzve në një program televiziv

Teknologji

Roboti në Kinë ndaj njerëzve në një program televiziv

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:35
Roboti me inteligjencë artificiale i zhvilluar nga motori kërkimor i internetit në Kinë, Sogou dhe që mban emrin "Wangzai"

Një robot me inteligjencë artificiale ka arritur të fitojë ndaj njerëzve në një program popullor kuizi në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Roboti me inteligjencë artificiale i zhvilluar nga motori kërkimor i internetit në Kinë, Sogou dhe që mban emrin "Wangzai", ka qenë pjesë e një programi në Kinë që titullohet "Yizhan Daodi". Formati i programit është i njëjtë me atë amerikan, "Who's Still Standing?". 

Wangzai i cili ka aftësi të larta depozitimi të të dhënave dhe të kopjojë mimikat e njerëzve, arriti të marrë çmimin e madh duke lënë pas shumë garues, në mesin e të cilëve ishte edhe një i diplomuar në Universitetin Harvard. 

Duke kuptuar me shpejtësi dhe përgjigjur pyetjeve, Wangzai është duartrokitur shumë nga të pranishmit. 

Ndërsa kompania e cila ka zhvilluar këtë robot ka thënë se në saj të analizës së shpejtë, Wangzai mund të përgjigjet pyetjeve në të qindtat e sekondës. 

Muajin e kaluar kompania e kërkimit në internet Baidu, testoi robotin e emërtuar "Xiaodu". Në këtë testim roboti me inteligjencë artificiale arriti të mposhtë njerëzit në një garë për njohjen e fytyrave të njerëzve dhe dallimin e zërit të tyre. 

Kompanitë teknologjike të Kinës janë duke punuar shumë vitet e fundit për zhvillimin në fushën e inteligjencës artificiale. 

Sipas raportit të Konferencës Botërore të Internetit, në Kinë vitin e kaluar janë shpenzuar 2.6 miliardë dollarë për zhvillimin e projekteve në fushën e inteligjencës artificiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat