“Google Maps” po përpiqet të kthehet në një rrjet social

Teknologji

“Google Maps” po përpiqet të kthehet në një rrjet social

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:15
ilustrim

Aplikacioni “Google Maps” së fundmi shtoi një risi e cila lejon që përdoruesit e saj të krijojnë një listë me destinacionet e preferuara për ta, e më pas t’i ndajnë ato me familjen apo shoqërinë e tyre.

Përdoruesit gjithashtu mund të ndjekin listën e destinacioneve të preferuara të shoqërisë së tyre dhe mund t’ua çojnë atyre me mesazh, e-mail, aplikacione apo edhe me rrjete sociale. Të gjitha këto bëjnë që të kuptojmë se zhvilluesit e “Google Maps” po përpiqen ta kthejnë aplikacionin më popullor për hartat në një rrjet social.

Përditësimi është i disponushëm në të dy sistemet e operimit, “Android” dhe “iOS”. Kështu tashmë përdoruesit do të kenë mundësi të organizojnë restorantet e tyre të preferuar, muzetë dhe lokalet në një vend të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat