Cortana do të bëjë promemorie

Teknologji

Cortana do të bëjë promemorie

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 08:42
Cortana

Cortana, asistenti virtual i Microsoft do të ketë funksione të reja. Programimi, falë teknologjisë së inteligjencës artificiale do të mundë tu kujtojë përdoruesve angazhimet e tyre që janë në postën elektronike.

Në mënyrë të lehtë do të gjenerojë promemorie automatike nga emaili. Për momentin ky funksionka dalë në Shtetet e Bashkuara për ata që përdorin Windows 10. 

“Cortana e ka tashmë një funksion promemorie por do të shkojë më tej. Falë ‘machine learning’, programi do të jetë në gjendje të analizojë mesazhet e postës elektronike, për të njohur automatikisht propozimet dhe impenjimet në mesazhe, detyrat e punës dhe aktivitetet me miqtë. Në bazë të tyre do të sugjerojë një promemorie”, bën të ditur Microsoft në blogun e tij.

Ky funksion fillimisht do të integrohet në Outlook.com dhe Office 365, por në të ardhmen do të suportojë dhe llogari të tjera, si Gmail. Për momentin është i disponueshëm në SHBA për ata që kanë kompjuter me Windows 10 dhe në javët e ardhshme do të suportohet edhe për iOS dhe Android. Përdoruesit duhet ta autorizojnë për ta aktivizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat