Ky vit sjell gjeneratën e tetë “Coffee Lake” e procesorëve Intel, ngelet arkitektura 14 nanometër

Teknologji

Ky vit sjell gjeneratën e tetë “Coffee Lake” e procesorëve Intel, ngelet arkitektura 14 nanometër

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 21:26
ilustrim

Javën e kaluar Intel konfirmoi se kjo gjeneratë do të vijojë të bazohet në arkitekturën e vjetër 14 nanometër si Broadwell, Skylake dhe Kaby Lake. Kjo arkitekturë daton që nga 2014-ta kur u prezantuan procesorët e parë Broadwell.

Intel e ka braktisur zyrtarisht strategjinë “Tick-Tock” duke e zëvendësuar me një model me tre faza “Process – Architecture – Optimization.” Por me Coffee Lake Intel edhe njëherë braktis modelin e ri gjithashtu.

Teknikisht Kaby Lake është përmirësimi i Skylake dhe procesimi i Broadwell që i bie se Coffee Lake të jetë një anomali. Intel premton një rritje të performancës me 15% krahasuar me Kaby Lake. Një premtim të tillë Intel e ke bërë edhe me Skylake dhe Kaby Lake një performancë e cila erdhi nga frekuenca më e lartë.

Por ku do e gjejë Intel performancën që premton nga një tjetër procesor 14 nanometër? Intel po mban të fshehura shumë detaje por pritet që një model të jetë gjashtë bërthamësh.

Coffee Lake do të jetë konkurrenti kryesor i AMD Ryzen që zyrtarizohet në Mars. Ryzen do të jetë procesorët e parë me 8 bërthama dhe 16 procese të AMD-së së bashku me modelet gjashtë dhe katër bërthamëshe.

Sakaq procesorët 10 nanometër Cannon Lake të Intel nuk kanë një datë zyrtare debutimi. Procesorët e parë me këtë arkitekturë nuk do të vinë nga Intel por Samsung dhe Qualcomm. Snapdragon 835 është i tillë. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat