Byzylyku që transmeton lëvizjet e foshnjës në mitër tek dora e baballarëve

Teknologji

Byzylyku që transmeton lëvizjet e foshnjës në mitër tek dora e baballarëve

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:00
Byzylyku

Ata kurrë nuk do të dinë se si është të jesh shtatzënë, megjithatë tani meshkujt mund të ndjejnë lëvizjet e fëmijës së tyre që nuk ka lindur ende.

Një byzylyk i mençur transmeton lëvizjen e foshnjës brenda mitrës tek dora e baballarëve, kështu që ata të mos ndihen të lënë anash gjatë shtatzënisë.

Ky sistem funksionon përmes një monitori të cilin nëna e vendos tek barku dhe lidhet përmes wireless me byzylykun, i cili ka të vendosura rruaza që imitojnë lëvizjen e fëmijës.

Sinjali transmetohet në kohë reale, kështu kur nënat ndjejnë diçka të njëjtën do ta ndjejnë edhe baballarët.

Byzylyku Fibo aktualisht është duke u zhvilluar nga inxhinierët danez, të cilët kanë për qëllim që të ndihmojnë meshkujt të kuptojnë sado pak procesin e shtatzënisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat