“Apple” rifreskon të gjithë linjën e tabletëve “iPad”

Teknologji

“Apple” rifreskon të gjithë linjën e tabletëve “iPad”

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:27
iPad

Prej muajsh industria e teknologjisë flet për një lloj evenimenti që do të mbahet nga “Apple” në pranverë i gjithi dedikuar harduerëve. Dhe ndërsa pranvera është më pranë së kurrë, edhe spekulimet janë më pranë të vërtetës.

Një prej burimeve më të besueshme të informacioneve sekret është sajti japonez Mac Otakara i cili thotë se ky aktivitet i “Apple” do të mbahet në mars gjatë të cilit pritet të shkëlqejë një “iPad”.

E gjithë linja e tabletëve që nga modeli 7.9 inç, tek 9.7 inç, dhe 12.9 inç do të përditësohen por ylli i vërtetë do të jetë modeli i ri 10.5 inç "iPad Pro".

Ky version i ri “mini” i origjinalit “iPad Pro” do të ketë katër bokse, ekran me teknologjinë “True Tone” dhe një kamera të pasme 12 megapiksel.

Kamera dhe ekrani në fjalë do të mbërrijnë edhe në “iPad Pro” 12.9 inç. Një pjesë e madhe e produkteve të linjës “iPad” nuk janë prekur që nga Shtatori i 2015-ës kur “Apple” solli “iPad Pro” dhe “iPad Mini 4”. I vetmi produkt “iPad” që nga kjo periudhë është modeli 9.7 inç “iPad Pro”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat