Verizon finalizon blerjen e Yahoo për 4.48 miliard dollar

Teknologji

Verizon finalizon blerjen e Yahoo për 4.48 miliard dollar

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 22:32
Yahoo

Kjo marrëveshje është 350 milion dollar më e ulët sesa akordi fillestar përpara publikimit të dy hakimeve masive ndaj Yahoo.

Numri një i telekomunikacionit në Shtetet e Bashkuara ishte në bisedime me Yahoo për të ulur akoma më tej numrat financiarë të marrëveshjes. Blerja e Yahoo do të pasohet nga kombinimi i aseteve të pionerit të interneti si kërkimit, e-mail-i dhe messenger me teknologjinë e reklamimit të AOL po në pronësi të Verizon.

Dy kompanitë thanë se finalizimi do të bëhet në tre mujorin e dytë të vitit. Aksionet e kompanive, Verizon dhe Yahoo, u vlerësuan me 49.50 dollar dhe 45.25 dollar respektivisht ditën e sotme në bursë.

Yahoo do të vijojë të mbajë përgjegjësi përpara autoriteteve gjatë hetimit të sulmeve kibernetike. Në Dhjetor kompania tha se kishte zbuluar një sulm masiv kibernetik prej të cilit ishin prekur 1 miliard llogari përdoruesish në 2013-ën.

Ky lajm erdhi pas zbulimit të sulmit të parë në Shtator ku ishin kompromentuar 500 milion llogari përdoruesish në 2014-ën. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat