Autoritetet Evropiane ende të shqetësuar për privatësinë e Windows 10-ës

Teknologji

Autoritetet Evropiane ende të shqetësuar për privatësinë e Windows 10-ës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:33
ilustrim

Autoritetet Evropiane kërkuan nga Microsoft vitin e kaluar ndryshimin e konfigurimit automatik të instalimit të Windows 10-ës me arsyetimin e përdoruesit kishin shumë pak kontroll mbi mënyrën sesi informacioni personal përdorej.

Tashmë grupi kërkon më shumë informacion për mënyrën e përdorimit të të dhënave për qëllime të tjera, si reklamimi. Një numër intitucionesh shtetërore të vendeve anëtare kanë filluar të sulmojnë privatësinë e Windows 10-ës.

Franca urdhëroi Microsoft-in në Korrikun e 2016-ës të ndalonte grumbullimin e të dhënave të përdoruesve.

Autoritetet Europiane thanë se pavarësisht ndryshimeve të aplikuara ku përdoruesit ballafaqohen me pesë opsione të reja, nuk ishte e qartë për përdoruesit se për çfarë informacioni personal flisnin këto pesë opsione.

Kur u lançua në 2015-ën, Windows 10 u kritikua ashpër për “grabitjen” që i bënte informacionit të përdoruesve si historiku i shfletimit, emrat dhe fjalëkalimet wi-fi në mënyrë që tu dërgonte reklama të personalizuara. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat