Skanerat e shenjave të gishtërinjve së shpejti edhe në laptopët “Chromebook”

Teknologji

Skanerat e shenjave të gishtërinjve së shpejti edhe në laptopët “Chromebook”

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 17:54
Laptopi “Chromebook"

Në fund të këtij viti përdoruesit e një laptopi “Chromebook” me harduerin e duhur mund të kyçin kompjuterin e tyre me skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Sipas “Chrome Story” ky funksionalitet po testohet në versionet “Canary” të “Chrome OS”. Hardueri në fjalë përmendet edhe në disa dokumente ndryshimesh për versionin “Chrome OS” 58.0.3007.0 i cili u publikua më 14 shkurt.

Në 2015-ën “Chromebook”-ët u pajisën me autentikimin përmes Bluetooth-it të një telefoni, një veçori e cila pritet ti bashkohet “Windows 10”-ës së shpejti. Por “Chrome OS” ngelet pas në autentikimin biometrik.

Nuk dihet nëse mbështetja për skanerat e shenjave të gishtërinjve vlen edhe për harduerët nga palët e treta apo do të jetë pjesë integrale e çdo “Chromebook”. “Chrome 58” mbërrin në të gjitha platformat në muajin prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat