Vajzat nga Kosova krijojnë ‘Shnet’, aplikacion për edukatën seksuale

Teknologji

Vajzat nga Kosova krijojnë ‘Shnet’, aplikacion për edukatën seksuale

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 23:58
Dea Rexhepi dhe Tuena Govori

Katër vajza që studiojnë psikologji në Universitetin e Prishtinës, kanë lansuar aplikacionin “Shnet”, që është aplikacioni i parë në shqip që ka të bëjë me edukatën seksuale.

Ky aplikacion është realizuar nga Inovation Lab Kosovo, Unicef dhe PEN.

Dea Rexhepi dhe Tuena Govori ishin të ftuara në lidhje direkte në Orën e Fundit, të cilat kanë treguar detaje rreth këtij aplikacioni.

“Jemi katër vajza që studiojmë psikologji dhe kemi dashur gjithmonë të bëjmë diçka në të mirë të komuniteti”.

Vajzat para se ta lansojnë aplikacionin kanë mbajtur ligjerata nëpër shkollat e mesme në Prishtinë.

“Nxënësit e kanë pritur shumë mirë, pasi që mungon lënda e kemi parë këtë aplikacion si një lloj zëvendësimi”, ka thënë Govori.

Ato kanë treguar se në këtë aplikacion do të ketë informata të mjaftueshme lidhur me edukatën seksuale.

Çdo përdorues i Android do mund ta ketë aplikacionin ‘Shnet’ në telefonat e tyre që nga data 28 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat