Nuk dini cilën foto të zgjidhni? “Instagram”-i ka një zgjidhje

Teknologji

Nuk dini cilën foto të zgjidhni? “Instagram”-i ka një zgjidhje

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 20:22
Ilustrim

Aplikacioni më popullor në botë për shpërndarjen e fotove u ka dhënë zgjidhje këtë javë të gjithë atyre që mendojnë se kanë disa foto të bukura nga një udhëtim, por në anën tjetër nuk duan të shqetësojnë ndjekësit me shumë postime.

Duke filluar nga dje, “Instagram”-i u jep të gjithëve mundësinë që në një postim të vetëm të vendosin deri në 10 foto, e madje edhe video.

Ju mbetet ndjekësve tuaj të vendosin nëse do të shikojnë vetëm një prej fotove, apo duan që t’i shikojnë të gjitha.

Teksa taget e emërtimeve dhe vendndodhjes do të jenë për të gjitha fotot brenda të njëjtit postim, fotot mund të editohen dhe ndryshohen me filtra të ndryshme të gjitha një herësh ose tek e tek.

"Instagram”-i thotë se në fund të postimeve, ju do të shikoni disa pika, gjë e cila tregon se ai postim ka disa foto në përbërje.

Përdoruesit po fitojnë eksesin ndaj kësaj veçorie ditë pas dite. “Instagram”-i tha se brenda pak javësh ky opsion do u shfaqet të gjithëve.

Kjo është risia më e fundit e “Instagram”-it, i cili së fundmi ka shtuar mundësinë për të shënuar postimet e përdoruesve të tjerë apo opsionin e heqjes nga lista e ndjekësve të personave që nuk i dëshironi.

“Instagram”, aplikacioni i cili është në pronësi të “Facebook” ka më shumë se 600 milionë përdorues në të gjithë globin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat