YouTube, nga 2018 lamtumirë spoteve të gjata

Teknologji

YouTube, nga 2018 lamtumirë spoteve të gjata

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 08:32
YouTube

Nga 2018 YouTube nuk do të ketë më reklama më të gjata se 30 sekonda, që nuk mund të kapërcehen para prodhimit të një video. Ka qënë faqja Campaign që bën të ditur lajmin.

Ajo shpjegon se Google do të zëvendësoj reklamat ‘e detyruara’ prej 30 sekondash me minispot prej 6 sekondash, që sigurisht prapë nuk mund të injorohen.

Të paprekura do të qëndrojnë reklamat prej 20 sekondash që nuk është e mundur t’i anashkalosh. Kjo lëvizje, sigurisht nuk do t’u pëlqejë reklamuesve, mund të jetë një tentativë për të kapur gjithmonë atë që i intereson përdoruesve, të tërhequr gjithmonë e më shumë nga Facebook, një konkurrent i përhershëm tashmë. 

Aktualisht, e vetmja mënyrë për të përdorur YouTube pa reklama, është të regjistrohesh në shërbimin YouTube Red, që në Shqipëri është ende i padisponueshëm, dhe që ka një kosto rreth 10 dollarë në muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat