Apple iOS 10.3 ju tregon se kur është koha ta fshini një aplikacion nga iPhone, iPad

Teknologji

Apple iOS 10.3 ju tregon se kur është koha ta fshini një aplikacion nga iPhone, iPad

Më: 16 mars 2017 Në ora: 00:38
iPhone dhe iPad

Është e sigurt të thuhet se ne të gjithë kemi aplikacione mobile të instaluara në pajisjet tona të Apple që bazohen në iOS (iPhone ose iPad) që nuk kanë marrë një ‘update’ në një kohë shumë të gjatë.

Këto aplikacione mund të jenë problematike, pasiqë ato ngadalësojnë pajisjen ose bien ndesh me versionin e fundit të iOS.

Kur këto aplikacione nuk janë përditësuar për të vazhduar me ndryshimet thelbësore në iOS, ato janë shpesh me gabime dhe nuk punojnë ashtu siç pritet.

Por me iOS 10.3, Apple ka gjetur një mënyrë të shpejtë për të parë se cilat aplikacione të instaluara në pajisjen tuaj iOS kanë qenë të braktisura.

Për ta parë se cili aplikacion që ju e keni është i vjetëruar apo Apple e konsideron si të tillë, klikoni në Settings > General > About > Applications.

Më pas në About ju shfaqen aplikacionet të cilat ju me siguri se nuk duhet t’i keni më në telefonin ose tabletin tuaj të Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat