Kremlini nuk ka marrë akuzat zyrtare kundër FSB për sulm ndaj Yahoo

Teknologji

Kremlini nuk ka marrë akuzat zyrtare kundër FSB për sulm ndaj Yahoo

Më: 17 mars 2017 Në ora: 14:06
Ilustrim

Autoritetet ruse nuk kanë pranuar kurrfarë informacionesh zyrtare për akuzat kundër operuesve të Shërbimit federal për siguri (FSB) për rolin e tyre në organizimin e sulmeve të hakërreve kundër kompanisë amerikan Yahoo, tha të premten zëdhënësi Dmitrij Peskov, transmeton agjencia e lajmeve Tass.

“Nuk di për kurrfarë deklarate të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-ve, të cilat përmbajnë akuza të drejtuara ndaj ndonjë trupi të shërbimit të sigurisë ruse. Deri tash nuk kemi pranuar kurrfarë informacioni zyrtar”, tha Peskov. 

Autoritetet amerikane akuzuan shtetasit rusë për sulm të hakerave në Yahoo më 2014, ku janë vjedhur të dhënat e 500 milionë llogarive të kësaj kompanie.

Ndryshe, autoritetet amerikane njoftuan se njëri nga katër personat e akuzuar është Karim Baratov, i arrestuar të martën në Kanada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat