Adoleshentët po zëvendësojnë drogat me telefona të mençur

Teknologji

Adoleshentët po zëvendësojnë drogat me telefona të mençur

Më: 18 mars 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Hulumtuesit janë duke planifikuar për të bërë një studim nëse një largim i adoleshentëve nga përdorimi i drogave mund të shpjegohet me telefona të mençur.

Niveli i duhanpirjes, prija a alkoolit dhe drogës që gjenin përdorim nga nxënësit britanikë, përfshirë moshën nga 11 deri në 15 vjet, është përgjysmuar në dekadën e fundit, thonë të dhënat statistikore të NHS, shkruan Independent.

Kjo është duke reflektuar edhe në SHBA, ku mesatarja e adoleshentëve që konsumojnë alkool dhe duhan ka rënë në pikën më të ulët në 40 vjet – trend që sipas ekspertëve mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i telefonave të mençur.

“Është jashtëzakonisht interesante që kjo të merret dhe të studiohet”, ka thënë neurologu Arko Ghosh, ekspert i sjelljeve të njerëzve.

“Ne mund të themi saktësisht se si telefonat e mençur mund të ndikojnë në tru, por është një korrelacion interesant, në mes tyre dhe aktivitetit trunor”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat