Playstation 3 shkon në pension

Teknologji

Playstation 3 shkon në pension

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:09
Playstation 3

Pas më shumë se 11 vjet të ekzistimit, Playstation 3 së shpejti do të pushojë së prodhuari.

Kjo është porosia, e cila qëndron në faqen zyrtare të Playstation në Japoni, ku krahas modelit të Playstation 3 prej 500GB (i vetmi, i cili ende prodhohet) qëndron porosia se “së shpejti do të ndalohen dërgimet për këtë model”.

Sipas disa informacioneve ende të pa verifikuara, prodhimi do të ndalet këtë muaj.  Playstation 3 ka dalë në treg në vitin 2006 dhe deri më tash është shitur në mbi 85 milionë njësi në gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat