Google do të mbajë 80% të tregut të reklamave në segmentin e kërkimit

Teknologji

Google do të mbajë 80% të tregut të reklamave në segmentin e kërkimit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Pjesa e tregut e kompanisë Google në industrinë e reklamimit nga kërkimet deri në vitin 2018 do të mund të ngritën në 80 për qind.

Raporti i kompanisë së kërkimeve eMarketer sugjeron se Google besohet se do të rrisë dominimin mbi konkurrencën, siç janë Yahoo ose Microsoft.

Google me vite ndodhet para të gjithëve kur bëhet fjalë për reklamimin në segmentin e kërkimeve dhe ky dominim do të vazhdojë të forcohet. Kompania vitin e kaluar kishte pjesëmarrje në treg prej 75,8%, ndërsa shifrat e rritjes po vazhdojnë edhe në këtë moment.

Pritet që kompania-amë Alphabet të gjenerojë rreth 36,6 miliardë dollarë të hyra nga ky pozicion gjatë vitit të ardhshëm. IAC dhe Amazon janë kompanitë e vetme të tjera, të cilat kanë realizuar rritje në fushën e reklamimit në segmentin e kërkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat