Gjermania teston softuerin për njohjen e zërit të migrantëve

Teknologji

Gjermania teston softuerin për njohjen e zërit të migrantëve

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:10
Ilustrim

Në Gjermani ka nisur testimi i softuerit për njohjen e zërit, i cili mund të përcaktojë se nga i cili vend arrijnë migrantët pa dokumente, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Enti për refugjatë dhe migrantë në Gjermani ka njoftuar se sistemi i ri automatik do të fillojë punën në afat brenda dy javësh dhe do të jetë i gatshëm për përdorim zyrtar në afat më së paku brenda një viti.

Qëllimi i këtij softueri është që të zbulojë migrantët, të cilët flasin gjuhën arabe dhe vijnë nga Siria, ndërsa nuk kanë dokumentacione për ta dëshmuar këtë, gjë e  cila do të shtojë gjasat e tyre për të fituar azil në Gjermani.

Softueri i ri do të përdoret me teknologjinë për verifikimin e identitetit, e cila tashmë është në përdorim, thanë zyrtarë gjermanë për agjencinë e lajmeve AP.

Siç thuhet, përmes leximit të zërit, të dhënave të shumta, përfshirë edhe dokumentet e aplikuesve për azil, do të përpunohen para vendimit për azil. Zyrtarët, nëse është e nevojshme, do të kërkojnë edhe ndihmën e ekspertëve.

Ndryshe, në Gjermani që nga viti 1998 përdoret analiza e sofistikuar e të folurit për vlerësimin e origjinës. Programi është i ngjashëm me sisteme të ngjashme për identifikim, të cilat përdoren në banka dhe kompanitë e sigurimeve, dhe mund të dallojnë dialektet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat