Twitter pa paralajmërim mund ta bëjë profilin tuaj të padukshëm - Bota Sot
Twitter pa paralajmërim mund ta bëjë profilin tuaj të padukshëm

Teknologji

E shtunë, 25 mars 2017

Twitter pa paralajmërim mund ta bëjë profilin tuaj të padukshëm

Më: 20 mars 2017 Në ora: 23:19
Twitter

Mjetet e reja të sigurisë, të cilat në fillim të këtij viti i ka vendosur Twitter janë mjaft shqetësuese.

Twitter para disa javësh paralajmëroi politikën e re kur është në pyetje përmbajtja e ndjeshme e çfarëdo lloji, e cila publikohet në këtë rrjet shoqëror.

Siç shkruan TNW, Twitter ka nisur të testojë edhe një mënyrë tjetër krejt të ndryshme kur bëhet fjalë për përmbajtjet e padëshiruara dhe atë në mënyrë duke bërë profilin e tillë të padukshëm në publik.

Ky është problemi i parë, ndërsa i dyti është se pronari i profilit nuk merr kurrfarë paralajmërimi lidhur me atë se profili i tij nuk është i qasshëm.

Analisti i teknologjisë, Justin Warren ka marrë porosi nga miqtë se profili i tij është shënjuar si profil që ka përmbajtje të ndjeshme dhe të fyese, ndonëse ai pohon se nuk ka publikuar diçka të tillë. Thuhet se Warren në një publikim ka përdorë sharje dhe kjo ka qenë e mjaftueshme që Twitter ta “mbyllë” pa kurrfarë paralajmërimi.

Tash për tash, Twitter nuk ka komentuar lidhur me këtë rast.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Organizata “Syri i Popullit”, ka për synim:

    Destabilzimin e Kosovës

    Pengimin e Gjykatës Speciale

    Vrasjen e “tradhtarëve”

    Pengimin e votimit të demarkacionit

    Shiko rezultatet
    test